Blog
Letrar
Ky 8 Marsi ynë kaq hipokrit
Nga Sheila Rexho © * Vëmendje: Ky postim përmban dicka të quajtur sarkazëm, ndaj nuk është i përshtatshëm për këdo Më kujtohet se që prej fëmijërisë nuk më ka pëlqyer rituali ynë tradicional çdo 8 Mars. Me kujtohet dualizmi i pafajshëm, revolta dhe intimidimi fëminor, se nëse nuk do t’i dhuroja mamit lule, një kartolinë apo […]
Honi
Shpëtim Kelmendi © E dashtuna më braktisi. U largue. U zhduk. Ose u zhbâ. Siç zhbâhet nji rê e bardhë tekanjoze në qiellin blu të verës. E kush, ajo për të cilën kam flijue gjithçkanë time të vockël. Tashti që vajza s’asht ma dhe kam kohë të mjaftueshme për t’i hulumtue nji për nji gjurmët […]
Jacques Derrida. Filozofi emblematik, që teorizoi idenë e Dekonstruktivizmit
Skënder Sherifi © Më rikujtohet disa herë, si në një skeç humoristik, Jacques DERRIDA, filozofi i famshëm francez, por pak i studiuar dhe i njohur në Francë (si Godardi, miku im kineast!), çka e irritonte shumë, (çka vlen për të më njohur, kur nuk më kanë lexuar apo analizuar seriozisht?!). E kam pas takuar Jacques […]
Intervistë me Prof. Ilia Lëngun
Intervistoi Sheila Rexho © Është një nga ato kënaqësitë e veçanta të jetës, të zhvillosh një bisedë me Prof. Ilian, një figurë e shquar në fushën e përkthimit dhe studimit të letërsisë frënge. Një njeri me shumë pasione & dashuri shumedimensionale për artin, jetën, natyrën. Bisedën me të e do ta përkufizoja si një udhëtim […]
Këtu, për Ty
Shpëtim Kelmendi © Këtu, për ty, më thotë zani yt, i ardhun prej hemisferës së pandriçueme të ndjesive të mia, tue kalue mespërmes luginës së heshtun të zemrës që e kishte humbë shpresën se do mund të oshëtinte ndonji ditë nga ujnat e ngareshme të pranverës. Më kujtohet një vështrim që dikur flatronte dhe prehej […]
Intervistë me Skerdi Zahaj
Intervistoi Sheila Rexho Skerdi Zahaj krahas titullit Phd në psikologji klinike, profesorit në universitet, psikoterapistit, ndër të tjera i shtohet edhe ai i më te referuarit kur bëhet fjalë për psikoterapine. Në studion e tij mbizotëron preferenca për artin. Një faqe muri, i ngjason një mini galerie me tablotë e famshme të serisë “ vetmia […]
Ëndërr Majmuni
Skënder Sherifi © I dashur KOLOMBI im!Përbëj ndoshta për ty, të vetmin zbulim …këtu në këtë botë të re, veç një vezë për festim!I mërguar klandestin në epshet tua plot shfrim:Parfum i lehtë malesh, erë blini në prarim,nën shije manaferrash, me një fije djersim …Penda ime kllapuritet në shish-bojën e ndjenjave të çoroditura,mos mi prek […]
Intervistë me Neritan Liçaj
Intervistoi Sheila Rexho © Ai është një ndër artistët e rrallë, i cili nuk ka nevojë për PR, aq me pak për timin, pasi karriera e tij i thotë të gjitha. Mund të rrëfej, se për mua çdo takim me të, është një kënaqësi e veçantë, pasi bisedat që bëjmë janë tejet të gjalla dhe […]
Balada e Kardinalëve
Skënder Sherifi © Kushtuar, Isabelle ADJANITë ftuar specialëCarol Reed, Orson Welles, King Vidor, Kevin Costner, Jiri Menzel, Marta Metzaros dhe Ivan Passer Pa busull dhe në qeshje, lindjes së agut të butërreth detit përmbytës e llavës që pyjet i shkrumëShenjat e tua intime, me shfaqen si një tamburAnije e tejdukshme, që në mungesë lyp kusur!Poezia […]
Lojë Shahu
Maklena Nika © të paditur(ndoshta ti di më shumë si luhet shah (edhe në jetë))marrim kutinë e shahut të kalojmë disa kohëdreka të mërzitshme nisim të mbushim 64 katrorët me ushtarë, torra, kuaj, oficerëmbretëresha të bardha e të zeza kryeneçee mbretër fuqiplotë të fronëzuar mendjelehtësisht gurët nuk mund të kapërcejnë njëri-tjetrin, ashtu sikurse gjërat e […]