Blog
Letrar
Sprova që të forcon
Eda Çetri © Ka një fjali që duhet të jetë prodhuar diku, në të njëjtën fabrikë ku kërkojnë të punësojnë njerëz deri në 30 vjeç, me 20 vjet eksperiencë. Ose, më keq akoma, marrë hua nga ndonjë sistem përtac, pothuajse dashamirës, që ka gjithmonë një përgjigje të gatshme për situatën e tjetrit. “Kjo që po […]
Mbi Narratorin e Walter Benjaminit
Sheila Rexho © Disa libra i gjejmë vetë, kurse disa të tjerë na gjejnë përmes të tjerëve…Një nga leximet e mira të kësaj vere mbërriti tek unë pikërisht kështu: një përmbledhje esesh e Walter Benjaminit, dhuratë nga një mik. Mes tyre, ajo që më bëri të ndalem e të reflektoj ishte Narratori.Kushdo që e ka […]
E çë pastaj?
Eda Çetri © Dola sot. Dy orë ecje nëpër Tiranë, sipas recetës së fundit të shkencës së shpirtit: lëviz trupin, orientohet mendja. E thjeshtë. Elegante. Pa efekte anësore të dokumentuara, përveç faktit që sistemi operativ bën update në sfond — dhe kur update-i mbaron, hap sytë dhe sheh të njëjtin desktop, me të njëjtat ikona, […]
Nolan e Odiseja e Përçudnuar e Odiseut
Elvi Sidheri © T’i rikthehesh edhe një herë leximit të Odiseut, të bën shpesh vetvetiu të ndihesh se ndoshta, po të kish një libër të vetëm për të lexuar në jetë, është pikërisht ky, krahas kushedi Antigonës (edhe në respekt të gjyshes sime me të njëjtin emër), Komedisë Hyjnore, Don Kishotit, e ndonjë libri […]
Intervistë me Bajram dhe Erion Karabollin
Intervistoi Sheila Rexho © Në letërsi, shpesh më të rëndësishmet janë pikërisht pranitë, të cilat nuk e kërkojnë me çdo kusht qendrën e vëmendjes. Për herë të parë, Bajram dhe Erion Karabolli vijnë së bashku në një intervistë ekskluzive, duke sjellë jo vetëm historinë e një bashkëpunimi të vyer në përkthim, një trashëgimi shpirtërore të […]
Intervistë me Irena Shabanin
Intervistoi Sheila Rexho © Poezia e Irena Shabanit duket se lind aty ku fjala takohet me nje mozaik ndjesish. Në Letrat që nuk m’i dërgove kurrë, vellimin e saj të parë me poezi, ajo ndërton një univers ku brishtësia ndërthuret kaq bukur me forcën dhe ku e pathëna ka po aq peshë sa gjithçka e thënë. […]
SEFARAD (ספרד – סלוניקי)
Nga Darío de Dios © Përktheu Elvi Sidheri © Arrita pasdite, në qytetin e Selanikut, në veri të Greqisë, nga Stambolli. U gjenda në një vend fort të pakëndshëm, ndonëse linja e udhëtimeve kishte shërbim furgonësh që të shpinin deri në qendër të qytetit falas. Kisha ardhur të qëmtoja Sefaradin tim vetjak… që nuk […]
Nadja si Fiksion
Mario Vargas Llosa Përktheu Maklena Nika © Surrealizmi, dhe André Breton-i në veçanti, nuk kishin ndonjë konsideratë të madhe për romanin: për ta ishte një lloj letrar pa imagjinatë, borgjez, tepër i nënshtruar ndaj jetës reale, shoqërisë, historisë, racionalitetit dhe mendimit të përbashkët që të mund të shprehte, ashtu si poezia – lloji i parapëlqyer i lëvizjes – të mrekullueshmen e përditshme, e që përqeshte […]
Atman
Fragment romani nga FISNIKU © E para që zbriti nga qilimi që shtroi Hëna ishte nëna e tij, e cila e përqafoi. Silueta e tij u zvogëlua, u bë edhe një herë e vogël, silueta e princit të braktisur. Ajo e mori në krahë, e puthi dhe, ndërsa qante nga dhimbja, donte t’i shpjegonte atë […]
Për Nadja-n dhe me Nadjan…
Maklena Nika © E qelqtë, ajrore, shpirti endacak në kufijtë e marrëzisë, gruaja-fëmijë, lojcake, e marrë, e dashuruar, e paperceptueshme, një fantazëm e pakapshme, e paplotë, që frymëzon plotësi poetike, ngërthyer pezull midis realitetit dhe ëndrrës, mishërimi i rastësisë, muza e së pavetëdijshmes, një flakë e brishtë, e lirë, enigma e përjetshme e çdo burri, […]