Balada e Kardinalëve
4 janar 2025
Skënder Sherifi ©

Kushtuar, Isabelle ADJANI
Të ftuar specialë
Carol Reed, Orson Welles, King Vidor, Kevin Costner, Jiri Menzel, Marta Metzaros dhe Ivan Passer
Pa busull dhe në qeshje,
lindjes së agut të butë
rreth detit përmbytës e llavës që pyjet i shkrumë
Shenjat e tua intime, me shfaqen si një tambur
Anije e tejdukshme, që në mungesë lyp kusur!
Poezia e vërtetë, s’e pret kurrë murrlanin
Këngë Dashurie gjigante, në portën e ankorimit
Lot për t’u derdhë, dhimbje në gjëmë
Për kënd, përse … duhet të vuajmë si të mjerë?
Në të katër pikat kardinale të Gjithësisë
Buzëqeshja jote preku pikun e pafundësisë
Një zë qiellor dhe i flashkët m’u lut në gjunjë:
Mblidhe vetën e dorëzoi gjithë armët, o majmun
dhe pse urgjencat e furishme të lanë pa gjumë!
Kur më shtrëngon fashitem në fron
harroj që shiu përjashta vajton …
Ndërkohë që kompozoj për mbretin AGON
Bluezin plot mall, që nesër do na pushton.
Kur më shikon mbytem në vorbull
në thellësitë e zhgjëndrrave, që vijnë poshtë e lart
I erdhëm këtij Planeti blu, rreth e rrotull.
si alien përqafove mrekullinë e përsosur!
Kur më puth, humb vetveten, si i hutuar
nën degët e shelgut kemi vallëzuar …
Shkëlqimet e fëmijërisë tënde të magjepsur
e lanë zemrën time, komplet të Dashuruar.
Poezia më pret, në jugun e Njerëzimit
Këngë Dashurie gjigante, në portën e ankorimit
Lot për t’u derdhë, dhimbje me gjëmë
Për kënd, përse … duhet t’i nënshtrohemi trishtimit?
Në të Katër pikat kardinale të Gjithësisë
Buzëqeshja jote preku pikun e pafundësisë
Një zë qiellor dhe i flashkët m’u lut në gjunjë:
Mblidhe vetën e dorëzoi gjithë armët, o majmun
dhe pse urgjencat e furishme të lanë pa gjumë!
Busull pa bisht në prarimin e ditës që kalon
në mbretërinë e Dashurisë, sundojmë ulur në fron
Me një stil fisnikërie dhe kujtimet e tua në sfond
e frymëzon jetën time dhe gëzimi më kaplon …
Të Dua, njëzet Shekuj përpara lindjes së gjërave
në simfoninë sublime e madhështore të heshtjes
aty ku fjala shuhet dhe fryn misteri, anembanë dynjaje!
E shtunë 22 Nëntor 1986 në Bruksel.