Kandrra Logo Kandrra Botime
Librat Autorët Blog Rreth Nesh
All I want for Christmas is me

All I want for Christmas is me

24 dhjetor 2024

Sheila Rexho ©

Është e pamundur mos ta ndiesh në ajër shpirtin e Krishtlindjeve dhe është thuajse e pamundur, që në një moment apo një tjetër të mbetesh mospërfillës ndaj artit të dritëzave, refrenit të Wham që e dëgjon ngado, apo të fjongove dhe të kuqes që dominon gjithkund.
Nje industri e tërë komerciale dhe mediatike, e cila tradicionalisht na shpëlan trurin, duke na kumtuar se për Krishtlindje duhet të jemi “të hareshëm” e në shoqëri të mirë.
Por “All I want for Christmas is me!”. Ndoshta tingëllon cinike, por në fakt Krishtlindja ime është krejt Jungiane. Eshte momenti simbolik ku unë reflektoj mbi lindjen e vetes rishtazi.
Është simboli i jetësimit të një dimensioni të ri, të cilin e shoh si një mundësi për maturimin e SHPIRTIT tim.

Jung i pagezoi arketipet “anima” dhe “animus”, për të provuar teorinë e tij, se individi duhet të përqafojë të gjitha kontradiktat që bashkejtojnë brenda vetes, për të jetuar në një ekuilibër të shëndetshëm. Kështu, për këtë vigjilje Krishtlindjesh uroj dritë për këdo që po përjeton dimensionin e tij të errët, uroj paqe për këdo që lufton me vetveten, uroj forcë për këdo që ndihet i dobët & mbi të gjitha durim & dashuri. Dashuri që nëse nis prej vetes, rrugëtimin drejt botës e ka më të mbarë.