Kandrra Logo Kandrra Botime
Librat Autorët Blog Rreth Nesh
Shpëtim Kelmendi

Shqipëri

Shpëtim Kelmendi

Bio e shkurtër

Shpëtim Kelmendi është poet, prozator dhe përkthyes. Leu më 30 mars 1963. Ka studiuar për Gjuhë-Letërsi në Universitetin “Luigj Gurakuqi“, Shkodër. Është pjesëmarrës në antologji të ndryshme të letërsisë bashkëkohore shqipe, si dhe hartues i tekstit “Antologji e Prozës Bashkëkohore Shqipe“, botuar nga SH. B. OMBRA GVG (2004). Pjesë nga vepra e tij si autor janë përkthyer edhe në gjuhët italiane dhe gjermane.

Shpëtim Kelmendi ka qenë drejtues gazetash dhe suplementesh kulturore; njihet si një nga analistët më të spikatur të kulturës dhe dhe si autor i një numri të madh artikujsh mbi çështjet e kulturës shqiptare. Ai është shpallur fitues i Çmimit Kombëtar të Letërsisë për vëllimin më të mirë me tregime të vitit 2023, përkatësisht për librin “Dashnia Asht”.

Veprat e botuara